C-Level
Recruitment
Talent Network është e specializuar në rekrutimin e kandidatëve të menaxhmentit të lartë, duke u mbështetur në një rrjet të gjerë dhe përvojën mbi 20 vjeçare në biznesin kosovar.
Ne jemi ekspertë në headhunting, duke transformuar kandidatët pasivë – individë që janë të kënaqur me pozitat e tyre aktuale, kanë performancë të shkëlqyer dhe nuk planifikojnë të ndryshojnë punë – në kandidat aktivë dhe të apasionuar për mundësitë që ofron kompania e re.
Vlerat tona janë thelbësore në mënyrën se si bashkëpunojmë me klientët dhe kandidatët tanë, duke u bazuar në integritet, besim, respekt dhe entuziazëm.
STAFF
Leasing
Talent Network u mundëson organizatave vendore dhe ndërkombëtare të zgjerojnë ekipet në Kosovë përmes një modeli të shpejtë, fleksibil dhe plotësisht në përputhje me legjislacionin.
Ne menaxhojmë punësimin ligjor, payroll-in, administrimin HR dhe pajtueshmërinë, duke ju lejuar të zgjeroni ekipet teknike, operative dhe projektuale pa hapur subjekt juridik lokal.
Kjo zgjidhje është ideale për:
- ekipe software dhe engineering
- role operative dhe mbështetëse
- projekte sezonale ose afatshkurtra
- ekspertë të specializuar dhe konsulentë
- kompani ndërkombëtare që hyjnë në tregun e Kosovës
Projekte
ShËrbime Software
Ne gjithashtu ofrojmë ekipe te përkohshme per implementimin e projekteve te ndryshme software, apo zgjidhje teknike te klientit.
Këto shërbime përfshijnë:
Rekrutimi i ekipit, bazuar në kërkesat specifike të projektit.
Monitorimi i procesit të projektit nga fillimi deri në përfundim (nëse kërkohet specifikisht nga klienti).
Komunikim i vazhdueshëm midis ekipit të punës dhe partnerit.
Raportimi mbi fazat e projektit të specifikuara nga aneksi i kontratës (sipas kërkesave të klientit).
Pranimi përfundimtar i projektit
rekrutim
Talent Network disponon një bazë të gjerë të profileve profesionale të ndryshme, duke përmbushur nevojat për rekrutimin në pozita të përhershme, me afat të caktuar dhe përkohshme, nga pozitat fillestare deri në nivelin e menaxhmentit të lartë. Vlerat tona—integriteti, besimi, respekti dhe entuziazmi—janë thelbësore në mënyrën si punojmë me klientët dhe kandidatët tanë.
Ne jemi të specializuar në ofrimin e talenteve të nivelit të lartë për ndërmarrjet përmes këtyre hapave:
- Zgjedhja e kandidatëve të mundshëm sipas përshkrimit të punës.
- Intervistimi i kandidatëve dhe përgatitja e raporteve të detajuara për secilin kandidat, duke theksuar forcën, mundësitë dhe potencialin për zhvillim të mëtejshëm.
- Rekomandimi i kandidatëve më të mirë, nga një deri në tre për pozitat e kërkuara.
Ne sjellim zgjidhje të avancuara në rekrutim, kërkim ekzekutiv dhe staf leasing, që u mundësojnë organizatave të rriten me siguri, fleksibilitet dhe qëndrueshmëri.
Jeni punëdhenës apo punëkërkues?

