Zgjidhje të avancuara në rekrutimin menaxherial dhe menaxhimin strategjik të talentit për organizata të orientuara drejt performancës dhe rritjes.
Pse organizatat besojnë në shërbimet tona?
Ne i ndihmojmë organizatat të thjeshtojnë procesin e rekrutimit, duke reduktuar kompleksitetin, rrezikun dhe kohën e nevojshme për të gjetur talentet kyçe në nivele udhëheqëse dhe teknike.
Përmes executive search, headhunting të drejtpërdrejtë dhe rekrutimit të avancuar në sektorin e teknologjisë, ne lidhim bizneset me profesionistë të dëshmuar në Kosovë, rajon dhe diasporë — njerëz që sjellin vlerë reale dhe ndikim të menjëhershëm.
Ambicia jonë afatgjatë është të jemi partneri juaj më i besuar për talent, duke mbështetur kompanitë në ndërtimin e rritjes së qëndrueshme dhe ekipeve të forta.
Historia jonë
Talent Network Kosova është kompani e akredituar me pesë licenca pune për rekrutim dhe staff leasing, e besuar nga organizata vendore dhe ndërkombëtare për mandate menaxheriale, role udhëheqëse dhe rekrutim teknik në shkallë të gjerë.
Që nga viti 2019 kemi realizuar me sukses mandate C-level, vendosje menaxheriale dhe rekrutime teknike në volum të lartë në sektorët ICT, bankar, fintech, farmaceutik, arkitekturë dhe komercial.
Forca jonë qëndron në qasjen tonë ndaj talentit pasiv, vlerësimin e përshtatjes së liderëve dhe ndërtimin e partneriteteve afatgjata për fuqinë punëtore.
Modeli ynë i staff leasing u mundëson organizatave ndërkombëtare të zgjerojnë ekipet në Kosovë përmes punësimit në përputhje me legjislacionin, administrimit të payroll-it dhe fleksibilitetit të fuqisë punëtore, pa kompleksitet operacional.
Si anëtarë të American Chamber of Commerce që nga viti 2023, vazhdojmë të forcojmë rrjetin tonë rajonal dhe qasjen strategjike në treg.
Me ne përfitoni:
- Ekspertizë e dëshmuar në rekrutime ekzekutive dhe teknike në volum të lartë.
-
Shortlist të shpejtë për role kyçe dhe udhëheqëse.
- Qasje në talent pasiv në Kosovë dhe diasporë.
- Staff leasing i strukturuar për zgjerim ndërkombëtar.
- Garancion 3-muaj per çdo kandidat te rekrutuar me sukses.
Misioni, VIZIONI
dhe vLERAT
Talent Network Kosova, kompani e dedikuar e rekrutimeve ka për mision që t’u ofrojë klientëve të saj zgjidhje të mirëfillta të burimeve njerëzore për të qëndruar në tregun konkurrues.
Çfarë premtojmë të bëjmë:
Për të mundësuar zbulimin e mundësive duke ofruar zgjidhje vazhdimisht superiore të burimeve njerëzore
Të vlerësojmë dhe respektojmë individualitetin dhe diversitetin duke u rritur së bashku si pjesë e komunitetit të biznesit
Për të shtuar vlerë për klientët dhe kandidatët tanë, duke rezultuar në shpërblimin përfundimtar: një “faleminderit” nga zemra
Vizioni ynë është të bëhemi Agjencia e Rekrutimit e preferuar e punëdhënësve bazuar në shtrirjen dhe cilësinë e shërbimit tonë. Ne gjithashtu përpiqemi të jemi platforma e preferuar për kandidatët që të zbulojnë dhe të ndjekin karriera emocionuese me organizatat e tyre ideale.
Integriteti: Ne ndjekim standardet më të larta të etikës profesionale, çiltërsisë dhe ndershmërisë
Të pasionuar: Ne jemi të apasionuar pas biznesit tonë dhe roleve tona, duke treguar entuziazëm, energji dhe duke marrë kënaqësi në atë që bëjmë.
Të hapur, të ndershëm dhe të besueshëm: Ne e bëjmë atë që bëjmë me ndershmëri dhe besim, duke inkurajuar shkëmbimin e hapur të ideve dhe opinioneve. Ne nuk premtojmë atë që nuk mund ta realizojmë.
Të adaptueshëm: Të hapur ndaj ndryshimeve dhe ideve të reja, duke sfiduar status quo-në ndërkohë që vazhdojmë të mësojmë dhe përmirësojmë biznesin dhe veten tonë.
Ju nuk jeni të detyruar të paguani asnjë tarifë anëtarësimi ose vendosjeje derisa të gjejmë punën/kandidatin për ju.
modeli
ynë i biznesit
Çdo vendosje mbulohet me garanci 90-ditore. Në rast se marrëdhënia e punës përfundon brenda 90 ditëve të para, Talent Network angazhohet që brenda 365 ditëve të gjejë dhe prezantojë një kandidat tjetër me profil dhe kualifikime të ngjashme, të mbuluar nga e njëjta garanci 90-ditore.
Për partneritetet në Staff Leasing, Talent Network ofron punësim ligjor, payroll, administrim HR dhe mbështetje të plotë në pajtueshmëri, duke u mundësuar partnerëve të zgjerojnë ekipet në Kosovë pa hapur subjekt juridik lokal.
Ofrojmë zgjidhje profesionale në rekrutim, executive search dhe staff leasing, të dizajnuara për të mbështetur rritjen organizative dhe fleksibilitetin e fuqisë punëtore.
Jeni punëdhenës apo punëkërkues?

